Samiti në Greqi për Europën Juglindore, Rama pritet nga kryeministri Mitsotakis (VIDEO)
Në Greqi po mbahet samiti i liderëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore. Teksa ka publikuar pamje nga samiti, kryeministri Edi Rama është takuar me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, ku thekson se ka marrë pjesë në samit me ftesë të tij.
Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.
Në Samit do të marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Rumania, Serbia dhe Turqia. Presidentët e Serbisë, Sllovenisë, Moldavisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës ndodhen sot në Selanik. Të pranishëm do të jenë kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Kroacisë, ndërsa Turqia do të përfaqësohet nga zëvendësministri i Jashtëm për Çështjet Evropiane.