Samiti në Tiranë nuk njeh Kosovën si shtet, ja çfarë u ndryshua në deklaratën me 12 pika

12 pika ka deklarata përfundimtare e samitit për Ukrainën që u zhvillua në Tiranë me liderë nga Ballkani dhe Europa.

Si ishte

Pika 6. Ne jemi të bindur se lufta në shkallë të plotë e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka treguar nevojën kritike dhe rëndësinë thelbësore të një Evrope të bashkuar dhe të fortë, e aftë për t’u përballur me sfidat globale për paqen dhe prosperitetin e popujve tanë. Theksuam se shtetet tona janë të bashkuara nga vlerat e përbashkëta evropiane dhe vizioni i zhvillimit të tyre të mëtejshëm brenda një Evrope të bashkuar.

Pika 7. Ne konfirmuam vendosmërinë tonë për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta të shteteve tona për të siguruar përparim të mëtejshëm dhe mbështetje të ndërsjellë drejt anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.

Si u bë

Pika 6. Ne jemi të bindur se lufta në shkallë të plotë e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka treguar nevojën kritike dhe rëndësinë thelbësore të një Evrope të bashkuar dhe të fortë, e aftë për t’u përballur me sfidat globale për paqen dhe prosperitetin e popujve tanë. Theksuam se na bashkojnë vlerat e përbashkëta evropiane dhe vizioni i zhvillimit të tyre të mëtejshëm brenda një Evrope të bashkuar.

Pika 7. Ne konfirmuam vendosmërinë tonë për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta për të siguruar përparim të mëtejshëm dhe mbështetje të ndërsjellë drejt anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.

SHKARKO APP