Samiti në Tiranë, Rama dhe Zelensky mikpresin liderët në tapetin e kuq para Pallatit të Kongreseve
Kryeministri Edi Rama, në rolin e mikpritësit të samitit, bashkë me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky presin delegacionet e shteteve pjesëmarrëse në tapetin e kuq para Pallatit të Kongreseve.
Lideri i parë që është pritur nga Rama ka qenë Presidenti ukrainas Zelensky, me të cilin Rama ka zhvilluar një bisedë në tapetin e kuq.
Më pas, së bashku ata presin edhe liderët e tjerë pjesëmarrës në samit. E dyta që mbërriti në samit ishte, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo. Pas saj mbërriti presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.
Ndërkohë, në samit marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Jakov Milatović i Malit të Zi, Stevo Pendarovski i Maqedonisë së Veriut, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.
Ndërkohë krerët e shtetit të Turqisë, Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë do të adresojnë fjalën e tyre nëpërmjet një videomesazhi.

KOHA JONË SONDAZH

