Sanksionet e SHBA ndaj Iranit, Blinken: Nuk do të tolerojmë goditjen e Shqipërisë

Pasi Shqipëria akuzoi drejtëpërdrejtë Iranin për sulmet kibernetike të portavele qeveritare dhe të e-Albania, nuk ka vonuar qëndrimi i SHBA-së.

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit dhe për ministrin për aktivitetet kibernetike, Esmail Khatib.

Pas këtyre sanksioneve, ka reaguar edhe sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i cili thotë se nuk do të ketë tolerime.

“Ne po caktojmë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrin e tij për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve tanë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë SHBA-në ose interesat, infrastrukturën ose shërbimet e aleatëve tanë”, tha Blinken.

SHKARKO APP