Schroeder: Shpresoj që raporti i KE do jetë pozitiv në nëntor

I pranishëm në Forumin Ekonomik Shqipëri-Gjermani, ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder tha se Shqipëria duhet të vazhdojnë me zbatimin e reformës në drejtësi, pasi do të jenë njerëzit ata që do të vlerësojnë se kush është përgjegjës për ecurinë.

Ai shtoi se shpreson që në nëntor raporti nga KE të jetë pozitiv për hapjen e negociatave, pasi do të hapte dyert për investitorët për të ardhur në Shqipëri.

“Reforma në Drejtësi duhet të zgjidhë sa më shpejt rastet gjyqësore për investitorët. Një situatë e tillë ka pasoja edhe për integrimin në BE. Falë Zotit, Shqipëria mund të mbështet te Gjermania, pavarësisht ngjyrave politike. Nuk duhet të humbet kohë për të shtyrë përpara zbatimin e reformave. Duhet të zbatohen ato që janë shkruar, jam i bindur që ju do të arrini këtë gjë. Në zgjedhjet e ardhshme njerëzit do të mendojnë para se të votojnë se kush është përgjegjës. Besoj që do ta zmadhojmë tregun gjerman në Shqipëri nëse ka bashkëpunim me vendet e rajonit. Unë e konsideroj shumë të rëndësishme vizitën e Ramës në Serbi dhe Vuçiç në Shqipëri. Shpresoj që në nëntor të kemi një raport pozitiv dhe unë do të dëshiroja që të hapen negociatat për anëtarësimin në BE. Hapja e negociatave është një sinjal i mirë për investitorët për garanci për të realizuar projektet në Shqipëri”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?