Schultz: Opozita shqiptare duhet të jetë brenda në Parlament

“E kemi diskutuar edhe më parë, kur z.Rama ishte në opozitë dhe nuk shkonte në parlament,se parlamentarët duhet të shkojnë në parlament”, tha ai.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët për rrugën që duhet të bëjë Shqiëpria drejt BE-së, Schultz tha “se duhen hapur kapitujt”.

Presidenti i PE-së rrëfeu më tej për gazetarët, bisedën që ka pasur me Ramën.

“Kemi pasur shkëmbim pikëpamjesh për marrëdhëniet e brendshme në Shqipëri, marrëdhëniet me fqinjët dhe situatën në botë dhe rolin e BE-së. Me z.Rama jemi miq prej kohësh, – tha ai, – e njohim njeri-tjetrin prej shumë kohësh. Shkëmbimi i pikëpamjeve ishte i hapur dhe kemi rënë dakord në pjesën më të madhe të pikëpamjeve që BE-ja duhet t’i mbajë dyert hapur për fqinjët. Liderët europianë duhet t’i japin sinjalin fqinjëve se bashkëpunimi vazhdon. Ju falënderoj për vizitën tuaj dhe dialogun tuaj konstruktiv. Së shpejti do të vizitoj Shqipërinë dhe dua të falënderoj z.Kryeministër për ftesën,”- përfundoi Schultz.

 

 

 

SHKARKO APP