“SË BASHKU PËR RRITJEN E QËNDRUESHME TË EKONOMISË DHE MIRËQENIES”

Nga Edi Rama

Dje në Londër, në Samitin e BERZH për Investimet në Ballkanin Perëndimor me drejtues të qeverive dhe institucioneve financiare europiane, investitorë dhe sipërmarrës, ku u diskutua mbi potencialet dhe mundësitë në rajon për zgjerimin e investimeve të huaja dhe zhvillimin e mëtejshëm të projekteve ndër-rajonale.

Procesi i Berlinit, që nisi 2 vjet më parë, ka ndihmuar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që të arrijnë një progres thelbësor në fusha të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

l29
Gjatë vitit 2015, tregtia midis vendeve të Ballkanit Perëndimor u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Eksportet e Shqipërisë në rajon janë rritur me 216% në nëntë muajt e parë të 2015. Raporti ekonomik i Bankës Botërore për Shqipërinë, në tetor të vitit 2015 vlerësoi se “ekonomia shqiptare vazhdon të rritet, mbështetur kryesisht nga investimet private dhe eksportet neto”. Investimet e Huaja Direkte gjithashtu u rritën me më shumë se 100 milionë euro në nëntë muajt e parë të 2015, krahasuar me vitin 2014.

Swiss Digital Mobile Reklama

l26

Qeveria shiptare, falë edhe mbështetjes së BERZH do të vazhdojë të mbështesë me përparësi sektorin privat, konkurrueshmërinë dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme. Këtë vit do të punojmë me një mekanizëm inovator si Skema e Garancisë në Bujqësi, një linjë e dedikuar kreditimi për bankat shqiptare dhe institutet e mikrokredisë, për të financuar bujqësinë nëpërmjet projekteve inovatore në shkallë të gjerë. Gjithashtu, Krijimi i Fondit të Garancisë për Eksportuesit do të krijojë linja të reja kreditimi për ndërmarrjet eksportuese.

l2 l3 l4 l5 l6 l7 l8 l9 l10 l11 l12 l15 l17 l18 l20 l22 l26 l28 l29 l30

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?