PD: KQZ është një turp. Urgjentisht vetting për Ramën dhe politikanët!

Për kryetarin e Komisionit të Posaçëm për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, seanca dëgjimore me kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi që po zhvillohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është një turp për Edi Ramën dhe të gjithë ata që po e mbrojnë atë nga akuzat e Prokurorisë.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat shprehet se është turp edhe për ata që bërtasin për vetting-un, por bien squkë për dekriminalizimin, “qofshin shqiptarë apo të huaj!”- shprehet Bylykbashi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon seancen dëgjimore me dy deputetët, Shkëlqim Selami i LSI-së e Dashamir Tahiri i larguar nga PDIU-ja, dhe me kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme se tre funksionarëve duhet t’u hiqet mandati.
KQZ-ja, para se të marrë vendimin e saj do të dëgjojë deputetët dhe kryebashkiakun e Kavajës, të cilët, sipas Prokurorisë, preken nga ligji i dekriminalizimit.
Deputeti Selami eshte i pranishem vete ne kete mbledhje ndersa Elvis Roshi dhe Dashamir Tahiri perfaqesohen nga avokatet.
Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandateve me gjasa do të shtyhet për vitin e ardhshëm, pasi vetë kryetari i KQZ-së, Denar Biba, është shprehur se çështja ka nevojë për një analizë të detajuar.

Komenti i plotë i Bylykbashit

Turp që transmetohet “live” nga KQZ!

Swiss Digital Desktop Reklama

Një kriminel i dënuar që ka marrë funksion pushteti me bekimin e Edi Ramës na e mbroka Kushtetuta dhe Stasburgu dhe duhet të qëndroka në detyrë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Një gjyqtar që mendohet të jetë i korruptuar, por që nuk është i dënuar, nuk ka të drejta, sipas Kushtetutës. Për të duhet bërë vetting.

Këtë po përpiqen të mbrojnë të gjithë përfaqësuesit e Edi Ramës sot live në KQZ. Turp! Për Edi Ramën dhe të gjithë ata që bërtasin për vetting, por mbrojnë pa u skuqur kriminelët e dënuar në funksione shtetërore! Turp edhe për ata që bërtasin për vetting-un, por bien squkë për dekriminalizimin, qofshin shqiptarë apo të huaj!

O tempora, o mores! Urgjentisht vetting për Kryeministrin, ministrat dhe politikanët!

oerdi-fb

Kronikë nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka nisur në orën 11.00 të ditës së sotme  seancën dëgjimore me dy deputetët, Shkëlqim Selami i LSI-së e Dashamir Tahiri i larguar nga PDIU-ja, dhe me kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Kjo seancë e para e këtij lloji në historinë e pluralizmit shqiptar bëhet pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme e cila kërkon që tre funksionarëve duhet t’u hiqet mandate, sipas ligjit të dekriminalizimit.

Kryetari i sapo zgjedhur I KQZ-së Denar Biba që në fillim të mbledhjes, tha se institucioni që ai drejton, përpara se të marrë vendimin përfundimtar do të dëgjojë përfaqësuesit e partive dhe pas tyre edhe deputetët dhe kryebashkiakun e Kavajës.

Deputeti Selami është i pranishëm personalisht në këtë mbledhje, ndërsa Elvis Roshi dhe Dashamir Tahiri përfaqësohen nga avokatët e tyre. Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandateve duket se do të marrë shumë kohë dhe nuk pritet të mbyllet ditën e sotme, pasi vetë kryetari i KQZ-së, Denar Biba deklaroi që në fillim se çështja ka nevojë për një analyze shumë të detajuar.

Por për çfarë akuzohen nga Prokuroria e Përgjithshme, dy deputetët dhe kreu i bashkisë së Kavajës?

Deputeti, Dashamir Tahiri

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, deputeti Dashamir Tahiri rezulton të ketë fshehur në formularin e dekriminalizimit dy dënime. “Dashamir Tahiri, në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave; Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar. Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia; Subjekti Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e ‘Dekriminalizimit’, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena. Ndërsa lidhur me procedimin për ‘falsifikim parash’, ka deklaruar se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamerier lokali, i cili i ka dhënë para false”, thuhet në argumentet e Prokurorisë.

Deputeti, Shkëlqim Selami

Deputet i LSI-së, Shkëlqim Selami, sipas Prokurorisë nuk ka deklaruar arrestimin me burg dhe hetimin ndaj tij për trafik të qenieve njerëzore. “Shtetasi Shkëlqim Selami, me funksion deputet, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e ‘Dekriminalizimit’ të dhëna për një masë sigurimi ‘arrest me burg’, nxjerrë ndaj tij nga ana e Gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me ‘Trafikim të qenieve njerëzore’. Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Kryebashkiaku Elvis Rroshi

Ndërsa kryebashkiaku i Kavajës nuk ka deklaruar se është dënuar për veprën penale të “Përdhunimit” në vitin 1995 dhe një sërë ndalimesh të tjera. “Shtetasi Elvis Rroshi, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin ‘Për Dekriminalizimin’ si vijon: Një dënim për veprën penale të ‘Përdhunimit’ në grup, në vitin 1995, në Itali. Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër. Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil. Në 14 maj 1993 është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë. Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish. Në vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.

Në këtë komision për të mbrojtur klientin e tij, ka folur avokati i kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit. Ai ka theksuar se KQZ-ja nuk duhet që të miratojë këtë kërkesë, pasi nuk është e bazuar në prova.

“Unë do të sugjerojë të merrej një vendim për të revokuar vendimin e mëparshëm, në qoftë se do vazhdoni me këtë është mirë që të mos vazhdohet kështu.E vetmja gjë që është e diskutueshme, ka lidhje me një vendim 24 vite më parë, por kjo nuk ka shumë rëndësi në raport me ligjin. Për të marrë një vendim, ju duhet të keni mbi tavolinë një vendim nga autoritet italiane.

Nga informacionet që kemi ne, autoritet e këtyre dy shteteve nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me Elvis Roshin.”, – tha Theodhori Sollaku, avokati i Roshit.

“Detyra e KQZ është vetëm konstatimi sepse kryetarët e bashkive shkarkohen nga Këshilli i Ministrave. Kompentencën nëse duhet të vijojë ose jo detyrën klienti im e ka në dorë gjykata kushtetuese”, -ka vazhduar me tej ai.

Në kërkesën e Prokurorisë, thuhet se Elvis Roshi është dënuar për disa krime në vende evropiane, krime këto që nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?