Seanca parlamentare mblidhet në orën 21:00
Seanca parlamentare do të mblidhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 ku pritet të miratohet Reforma në Drejtësi. Burimet bëjnë me dije se Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë mbledhjen para kalimit në parlament, ku pritet të përpilohen ndryshimet e fundit kushtetuese për të cilat palët politike janë dakortësuar.
Më herët mediat kanë raportuar se varianti final i Reformës në Drejtësi parashikon veting përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili do të jetë një organ rekomandues dhe jo vendimmarrës, të paktën sipas marrëveshjes së arritur një ditë më parë.
Sipas marrëveshjes së arritur, sistem vetingu do të ketë për të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
KOHA JONË SONDAZH

