Seanca për shkarkimin e Presidentit, Hyseni prezanton raportin: Ka pasur ndikim negativ në politikë

Sot Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur për raportin e Komisionit Hetimor ku kërkohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. Kreu i këtij Komisioni, Alket Hyseni ka prezantuar raportin e plotë të hartuar prej 98 faqesh. Ai tregoi nenet  të cilat presidenti ka shkelur gjatë ushtrimit të detyrës, duke theksuar se kreu i shtetit ka cënuar edhe të drejtat e njeriut. Sipas raportit, Presidenti Meta ka pasur ndikim negativ në politikë, por jo vetë.

Pjesë nga fjala

Komisioni konstaston se Presidenti ka shkelur disa nene të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Këto shkelje konsiderohen nga Komisioni si shkelje të rënda, duke cënuar të drejtat e njeriut dhe mardhëniet shoqërore e politike që mbrohen nga Kushteta. Shkeljet e Presidentit kanë pasur ndikim negativ në poltike, por jo vetëm.

Renditja e fakteve: Në mënyrë të përmbledhur jepen detaje për aktet e presidentit për shkeljet që ka bërë gjatë fushatës, para fushatës si dhe gjatë ditës së heshtjes zgjedhore. Komisioni zhvilloi aktivitetin brenda afatiti kohor tre-javor me 10 mbledhje për procedurën e shkarkimit. Në shkresën përcjellëse, Presidenti u thirr më 18 maj për tu paraqitur para Komisionit për të dëgjuar planin e hetimit. Presidenti me shkresën e tij, përcjell njoftimin se nuk mund të merrte pjesë për shkak të një angazhimi. Komisioni në përfundim të procesit hetimor, miratoi raportin përfundimtar të hetimit.

Kuadri Ligjor: Komisioni ka marrë në analizë legjislacion ligjin shqiptar, kushtetuten, opinionet e komisionit të Venecias, vendimet e gjykatave kushtetuese, zbardhjet e mesazheve të Presidentit në rrjetet sociale, shkresat e komisionit hetimor, opinionet e komisionit ligjor, etj. Presidenti ka bërë fushatë gjatë zgjedhjeve kundër qeverisë, duke treguar hapur njëanisinë, duke humbur rolin e faktorit të ekuilibrit mes palëve politike. Thirrjet e tij para fushatës për qeverinë në fushatë, shkelën rëndë Kushtetutën.

SHKARKO APP