Sejdiu e Berisha marrin pjesë në inaugurimin e Muzeut të Demokracisë në Turqi
Lexojeni njoftimin e Fatmir Sejdiut në Facebook
Nje simbolikë e fuqishme
Te dashur miq,
Sot ne Isparta të Turqisë u bë inaugurimi i Muzeut për Demokraci dhe Zhvillim i cili mban emrin e Presidentit Süleyman Demirel.
I ftuar personalisht nga Presidenti Demirel, pata kënaqësinë të marr pjesë nē këtë ngjarje të veçantë, ku ishin edhe shume personalitete nga Turqia dhe vende tjera.
Presidenti Demirel, pati një karrierë të bujshme prej burrështetasi. Shtatë herë kryeministër i Republikës dhe në mbyllje të karrierës President i vendit në vitet 1993 – 2000. Këto ishin edhe vitet e rënda për ne. Si mik i madh i shqiptarëve, u dëshmua fuqishëm në mbështetje të Kosovës në Luftën për Liri dhe Pavarësi.
Rrefimet e tij për Kosovën dhe kërcënimet që i bëheshin për heqje të saj nga faqja e dheut janë shumë interesante.
Muzeu me gjithe përmbajtjen e tij, për aq sa vie si një rrëfim i historisë së tij dhe vendit që e udhëhoqi, po aq nxjerrë porosi për brezat që vijnë.
Begatia e dokumentacionit faktografik e mundeson këtë.
Lexojeni njoftimin e Sali Berishës në Facebook
Te dashur miq, sot me ftese te mikut tim te madh por dhe te shqiptareve ish presidentit turk Suleyman Demirel mora pjese ne ceremonine e inagurimit ne Isparte te Muzeut te Demokracise dhe Zhvillimit dhe Librarise Suleyman Demirel. Muzeu i Demokracise dhe Zhvillimit paraqiste mbi bazen e dokumentave udhetimin e Turqise ne rrugen e demokracise pluraliste, luften e pamposhtur dhe kontributin e historik e te jashtzakonshem te Suleyman Demirel per zhvillimin dhe konsolidimin e saj.
Muzeu pasqyronte rrugen, proçeset e zhvillimit te Turqise nga nje vend i prapambetur deri ne Turqine moderne si dhe kontributin dhe rolin e madh te Demirelit ne historine e zhvillimit te Turqise.
Ne te njejtin vend u inagurua Libraria Suleyman Demirel, me gjashte milione libra dhe dokumenta te veprimtarise politike shteterore te presidentit Demirel.
Ceremonia ishte madheshtore, me nje pjesmarrje te madhe te personalitetve te larta politike, akademike, shkencore nga Turqia dhe mbare bota, qe kishin ardhur per te marre pjese ne kete aktivitet. Gjate qendrimit pata kenaqesi te pershendes me perzemersi Presidentin Demirel dhe miq te mi te tjere te pranishem ne ceremoni! sb