FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, takon delegacionin e ODIHR: Të gatshëm që të ulemi në një tryezë me opozitën

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, priti sot në takim një delegacion të ODIHR-it kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek, shefe e misionit vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mësohet se fokusi i diskutimit ishte raporti përfundimtar i monitorimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, konkluzionet dhe rekomandimet.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri falënderoi përfaqësuesit e ODIHR-it për kontributin e tyre si në procesin e hartimit të reformës elektorale përpara zgjedhjeve ashtu edhe në monitorimin e mëpasshëm të procesit zgjedhor. Mes të tjerash ai konstatoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin një hap i rëndësishëm përpara në përmbushjen e të gjitha detyrimeve për një proces në përputhje të plotë me standardet më të mira ndërkombëtare.

Duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm për procesin e dialogut politik rikthimin e opozitës në institucione, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste shprehu gatishmërinë e mazhorancës për t’u ulur sa më parë në tryezë me opozitën me synim adresimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga raportet e OSBE/ODIHR-it, përfshirë nevojë për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Gjiknurit, dialogu politik brenda institucioneve ka raste të shumta suksesi të kryerjes së reformave të rëndësishme bipartizane. Në këtë frymë, Gjiknuri tha se Partia Socialiste është e gatshme të ulet në tryezë dialogu me opozitën si për reformën zgjedhore ashtu edhe për atë territoriale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?