Sekretari i Shtetit Blinken mbërrin në Presidencë, takim me Begajn

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken po zhvillon një vizitë  në Tiranë ku në këto momente po takohet me Presidentin Bajram Begaj. Më pas do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?