Sekretari i Shtetit Pomepo: Jemi pranë jush në këto ditë të vështira

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pomepo ka uruar sot Ditën e Pavarësisë për shqiptarët. Në mesazhin e tij, Pompeo shpreh ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti dhe shprehet se “në këto ditë të vështira SHBA është pranë Shqipërisë”.

“Ndërsa Shqipëria përkujton solemnisht Ditën e saj të Pavarësisë, ne përcjellim ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën jetën në tërmetin e kësaj jave.

Sot, lutjet tona shkojnë për familjet e tyre, si dhe për njerëzit e plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emër të popullit amerikan, ne ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe tani, ashtu si në kohë të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të miqve tanë në Shqipëri.

Prej rënies së komunizmit tridhjetë vjet më parë, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një partneritet gjithnjë e më të fortë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe përgëzojnë vendosmërinë e Shqipërisë në arritjen e këtij qëllimi.

Ne përshëndesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zbatuar reformat e nevojshme, përfshirë reformat që synojnë forcimin e një sistemi drejtësie të pavarur.

Ne vlerësojmë thellësisht kontributet pozitive të Shqipërisë në koalicionin e NATO-s dhe mirëpresim udhëheqjen e Shqipërisë si Presidente e OSBE-së për vitin 2020.

Miqësia midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë qëndron si një shtyllë e qëndrueshme paqeje dhe stabiliteti, dhe ne mirëpresim akoma edhe më shumë vite miqësie dhe bashkëpunimi.”- thuhet në deklaratën e Pompeo-s.

Mesazhi i sekretarit të Shtetit: Albania National Day

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?