Sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi: Jemi gati në çdo kohë të përballemi dhe të fitojnë në zgjedhje të lira

Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi thotë se strukturat e kësaj partie janë gati të përballen në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, ku sipas tij, PD-ja është gati ti fitojnë ato në kushte të barabarta loje me kundërshtarin politik. Dollapi gjatë një interviste për ”Shijak TV”, vuri në dukje se muaji gusht nuk ishte një periudhë pushimesh për demokratët, por muaji i një pune voluminoze për të forcuar fizionimë elektorale të PD-së.

”PD ka një strukturë gjigande me 71 degë brenda vendit, 6 degë jashtë vendit, 872 grupseksione dhe mbi 5700 seksione, që korrespondojnë me qendrat e votimit dhe ku është bërë një lunë kolosale për një organizim më të mirë, për identifikimin e çdo resursi dhe aktivizinin në çdo kohë për përballjen elektorale. Qëllimi kryesor i kësaj pune të jashtëzakonshme është përgatitja e partisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë. Në synojmë që këto të jenë zgjedhje të lira e të ndershme, ku përballja të jetë për alternativën më të mirë dhe jo për të fortin, kriminelin apo banditin e rradhës”.

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, nga ana tjetër tha se forca më e madhe e opozitës ka detyrimin për të sjellë në qeverisje njerëz të pastër, që i shërbejnë vendit dhe jo interesave personalë apo, akoma më keq, interesave kriminalë. ”Për ta arritur tek zgjedhjet e lira e të ndershme duhet dekriminalizimi i politikës nga të emëruarit e krimit dhe nga të korruptuarit.-tha Sahit Dollapi, i cili vleresoi se është shumë e rëndësishme edhe për rininë që të drejtohen nga një qeveri që ka të parin interesin e tyre. “Dua të sjell në vëmendje se përveç të rinjve që shkollohen dhe lunojnë këtu, janë me mijëra të rinjtë që po shkollohen jashtë vendit dhe ata duan njerëz të pastër më drejtimin e vendit, duan që qeveritarët të punojnë në interes të tyre duke iu përgjigjur edukimit perëndimor që ata marrin jashtë vendit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar edhe raportit të OSVE/ODIHR-it, Sekretari Organizativ i PD, theksoi se zgjidhja e vetme që vendi të mos shkojë drejt humnerës ekonomike dhe politike janë zgjedhjet e mira e të ndershme. ”Kjo qeveri, që i ka bërë vendit dëme të mëdha, duhet të marrë fund. Vendi ka nevojë jetike për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, që t’u garantojë shqiptarëve të drejtën themelore për të zgjedhur vetë qe qerinë që duan. Në çdo kohë që kjo të vijë, PD dhe strukturat e saj janë gati të ndezin motorrët e fitores”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?