Sekretariati dhe Departamentet në PD, Basha nxjerr udhëzimin për aplikimet

Me anë të një udhëzimi të posaçëm, Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ftuar anëtarët e partisë që plotësojnë kriteret të aplikojnë për të kandiduar.

Aplikimet për konkurrim startojnë procesin e kandidimit dhe garimit për 22 departamente dhe 6 sekretariate. Drejtuesit e ardhshëm të Departamenteve dhe Sekretariateve do të zgjidhen me votë nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

UDHËZIM

Nr.7, datë 30 Tetor 2014

Për aplikimin si kandidatë për drejtues të forumeve te larta të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Mbështetur në Nenet 14, 37, 42, 42/1, 43, dhe 43/1 të hapet procesi për pranimin e aplikimeve si kandidatë për Drejtues të Departamenteve dhe Sekretarë Funksionalë për Departamentet dhe Sekretariatet si më poshtë:

DEPARTAMENTET

  1. ENERGJIA DHE BURIMET NATYRORE
  2. INFRASTRUKTURA DHE TRANSPORTI
  3. BUJQESIA, ZHVILLIMI RURAL, PESHKIMI DHE AGROINDUSTRIA
  4. SHOQERIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMI
  5. EKONOMIA DHE TREGU
  6. FINANCAT PUBLIKE, TREGU BANKAR FINANCIAR DHE JO BANKAR
  7. ANTIKORRUPSIONI, AKSESI PUBLIK NE SHERBIME DHE TRANSPARENCA NE QEVERISJE
  8. TE DREJTAT E NJERIUT DHE LIRITE THEMELORE
  9. PUNESIMI DHE CESHTJET SOCIALE
  10. EMIGRACIONI DHE DIASPORA
  11. TE PERNDJEKURIT POLITIKE DHE PRONARET
  12. SIGURIA, RENDI PUBLIK, LUFTA KUNDER KRIMIT
  13. ADMINISTRATA PUBLIKE
  14. SISTEMI I DREJTESISE DHE GJYQESORI
  15. PUSHTETI VENDOR DHE ADMINISTRIMI I TERRITORIT
  16. AMBJENTI, PYJET DHE TURIZMI
  17. ARSIMI, SHKENCA DHE INOVACIONI
  18. KULTURA, RINIA DHE SPORTI
  19. SHENDETESIA
  20. INTEGRIMI EUROPIAN
  21. POLITIKA E JASHTME
  22. SIGURIA KOMBETARE

SEKRETARIATET

  1. BURIMET NJEREZORE
  2. ORGANIZIMI
  3. ZGJEDHJET
  4. MARREDHENIET ME PUBLIKUN
  5. ORGANIZATAT PARTNERE
  6. SHOQERIA CIVILE

Procesi i aplikimit të fillojë nga dita e sotme 30 tetor 2014 dhe të përfundojë në datën 6 nëntor 2014.

Ftohen të aplikojnë për këto poste drejtuese anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët duhet që:

Të kenë shkollim të plotë dhe cilësor, kualifikime të arrira dhe karrierë të spikatur në fushën profesionale dhe akademike.

Të kenë rezultate të larta si drejtues në fushën për të cilën aplikojnë.

Të kenë reputacion pozitiv në shoqëri për aktivitetin dhe integritetin e tyre profesional e njerëzor, si dhe politik ata që kanë një karrierë të sprovuar politike.

Të ofrojnë mundësi të vërteta për ngritjen në nivel më të lartë të rezultateve të Partisë Demokratike.

Kandidatët duhet të paraqesin së bashku me jetëshkrimin dhe dokumentacionin përkatës edhe një përmbledhje të vizionit të tyre për drejtimin e forumit për të cilin aplikojnë. (letër motivimi).

Aplikimi të dorëzohet brenda datës 06.11.2014 pranë zyrës së organizimit të PDSH-së ose në adresën pd@pd.al.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI

Lulzim Basha

SHKARKO APP