”Sekretet e qeverisë për çdo gjë”, Spahiu: S’ka shtet të dytë në botë që mban të fshehtë një marrëveshje normal

Ish-deputeti dhe drejtuesi politik i LSI-së në Tiranë, Përparim Spahiu, komentoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në Kuvend për vaksinën ”sekret”. Sipas tij, nuk ka shtet të dytë në botë që mban të fshehtë një marrëveshje normale.

”Të njëjtin qëndrim mbajti kur diskutonte dhe vendoste fatin e detit territorial shqiptar në takimet me homologët grekë. Të njëjtën megalomani përdor kur pyetet se çfarë koncesionesh i ka dhënë Erdoganit në Turqi. ”Atë e di unë!”. A thua se shtetin e ka trashëgimi dhe s’i jep kujt llogari”,-shkruan Spahiu në facebook.

Nga ana tjetër, drejtuesi politik i LSI për Tiranën, nëvizon se më 25 prill shtrojmë rrugën e rikthimit të shpresës.

Postimi i plotë

“Sekret” paktet për ndarjen e Kosovës, “sekret” marrëveshjet për detin me Greqinë, “sekret” koncesionet ndaj Erdoganit. Natyrisht, “sekrete” do të ishte edhe marrëveshja me kompaninë “Pfizer” për pajisjen me vaksinat anti-covid.

Nuk ka shtet të dytë në botë që mban të fshehtë një marrveshje normale, me një subjekt tregtar të huaj, për të cilin do të paguhet një sasi e caktuar buxheti nga taksapaguesit shqiptarë. Çdo vend në glob ka lidhur dhe po lidh marrëveshje me firmat që shpërndajnë vaksinat që do të ndihmojnë në zbutjen e pandemisë.

Por, asnjë qeveri nuk ja ka paraqitur parlamentit të vet këto marrëveshje në fshehtësi të plotë, a thua se kemi të bëjmë me pakte ushtarake, dhe jo me marrëveshje tregtare në fushën e shëndetësisë. Por, nuk mund të sillet ndryshe një KM, i cili e mban veten Lider Global dhe qytetarët e vet nuk i quan të denjë të mësojnë më shumë.
Të njëjtën sjellje pati kur diskutonte fshehtësisht me Vuçiçin ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Të njëjtin qëndrim mbajti kur diskutonte dhe vendoste fatin e detit territorial shqiptar në takimet me homologët grekë. Të njëjtën megalomani përdor kur pyetet se çfarë koncesionesh i ka dhënë Erdoganit në Turqi. ”Atë e di unë!”. A thua se shtetin e ka trashëgimi dhe s’i jep kujt llogari. Më 25 prill shtrojmë rrugën e rikthimit të shpresës. Por, mbi të gjitha rikthejmë llogaridhënien dhe transparencën. Shteti as i oligarkëve, as i qeveritarit, por i qytetarit!

SHKARKO APP