Sekuestrohen pasuritë e Adriatik Llallës, ambasadorja Kim: SPAK po jep rezultate
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur masën e sekuestrimit të pasurisë për pasuritë e paluajtshme të ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, mbi bazën e verifikimeve të kryera nga SPAK.
Pas këtij vendimi ka reaguar e para ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, e cila thotë se SPAK po jep rezultate dhe për të, SHBA vazhdon që të mbështesë zbatimin e Reformës në Drejtësi.
”SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të nxjerrë fitimin nga korrupsioni. SH.B.A. vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar & në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”,-shkruan Kim në Twitter.
https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1334545605625044993