Selami: Nuk ka KQZ që më heq mandatin mua. Ma ka dhënë Vlora mandatin!
Shkelqim Selami: Nuk ka KQZ që më heq mandatin mua. Ma ka dhënë Vlora mandatin!
Deputeti Shkëlqim Selami deklaron se Vlora i ka dhënë mandatin e deputetit dhe është vetëm ajo që ia heq.
Në një prononcim për median një ditë pasi prokuroria kërkoi t’i ndërpritet detyra Shkëlqim Selami e quajti veprimin me prapavijë politike.
Selami zbuloi se Prokuroria ka dorëzuar po dje në KQZ dokumentet për heqjen e mandatit të tij.
Shkëlqim Selami tha: ” Shkëlqim Selami është i respektuar dhe nderuar në qytetin e Vlorës, ka ndryshuar standardet në qytet vetëm punon. Zotëri merr ata që kanë probleme më lini rehat në punën time. Shkëlqim Selami është i fortë në Vlorë, po si duket nuk i duan njerëzit që punojnë. Më lini rehat në punën time. Mandatin ma ka dhënë qyteti i Vlorës, kush do të marrë mandat në Vlorë le ta provojë. Vlora ma ka dhënë mandatin dhe nuk ma heq dot njeri zero, asnjë njeri zero! Më lini rehat në punën time. Dje, pa vajtur në Durrës vajti në KQZ kërkesa për të më hequr mandatin. Për çfarë ju zë korrenti mor vlla merre me qetësi! Nuk e diskutoj që ka prapavijë politike totale , e fortë biles.
Më tej ai vazhdoi se: E para i them prokurorisë të mos nxitohet shumë me deklarata të pabaza sepse nuk ka asnjë lloj akuze për personin tim. Nuk do të kisha marrë kurajon të kandidoja nëse do kisha problem, por ama nuk lë njeri që të shkelë në personalitetin tim dhe të më njollosë mua, kur nuk ka asnjë lloj të drejte.- shtoi Selami.
KOHA JONË SONDAZH

