Selami pyet Bashën: A na çon në përplasje me ndërkombëtarët qëndrimi ynë?
Partia Demokratike ka mbledhur jashtë radhe grupin e saj parlamentar pas dështimit për arritjen e konsensusit mbrëmjen e shkuar në takimin e zhvilluar midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Basha.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, burime për Ora News thonë se Basha i ka informuar deputetët për takimin, duke theksuar se opozita këmbëngul për një drejtësi të pahapur politikisht. Sipas Bashës, pjesa më e madhe e diskutimeve është fokusuar tek vendet vakante.
Basha: Rama mashtron, diskutimi në 90% i fokusuar te vendet e rezervuara.
Gjatë mbledhjes, deputeti Eduart Selami i ka parashtruar Bashës disa pyetje për këtë çështje.
Selami: A na çon në përplasje me ndërkombëtarët qëndrimi ynë? A kemi përplasje pas deklaratave të Mogherini, Nuland e Kukan?
Basha: Ne i kemi sqaruar ndërkombëtarët se jemi për një draft bazuar në rekomandimet e Venecias dhe per qe mbron drejtësinë nga kapja politike. E kemi sqaruar Nuland për këtë qëndrim.. Deklarata e Mogherinit është shkruar në Tiranë. Vlahutin është pozicionuar qartë për një krah politik.
Gjatë diskutimit, ka ndërhyrë edhe deputeti Sali Berisha, i cili thekson se vendet e rezervuara janë një propozim ndërkombëtar.
Berisha: “Vendet e rezervuara” të cilat mazhoranca nuk i pranon janë propozim i ndërkombëtarëve, por shumica nuk u pranon.
Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, Basha ka folur edhe për mundësinë e rrjedhjes së votave nga deputetët e opozitës.
Basha: Fundi i Parlamentit kapja nga shumica qoftë dhe e një mandati nga opozita. Kapja nga shumica qoftë dhe e një mandati, djegie e gjithë mandateve tona.
KOHA JONË SONDAZH

