Selia blu e shkatërruar dhe me xhama të thyer, vijonë punimet në godinë (Pamjet)
Dy ditë pas protestës së dhunshme të organizuar nga Sali Berisha, selia e Partia Demokratike vazhdon të jetë e shkatërruar.
Punëtorët janë duke u kujdesur për ta pastruar ambientin dhe për ta kthyer selinë e PD në normalitet.
Megjithatë pasojat e protestës duken ende. Aty ka dyer e dritare të shkatërruara dhe xhama të thyer.
Në lidhje me protestën, policia arrestoi 34 persona, ndërsa procedoi në gjendje të lirë disa të tjerë, mes tyre sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetin Flamur Noka.

KOHA JONË SONDAZH

