FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Selia blu i përgjigjet Presidentit Meta: Po tenton të përçajë Partinë Demokratike

Pas qëndrimit të fortë dhe fakteve që nxori Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp ndaj Lulzim Bashës, ka ardhur edhe reagimi nga selia blu.

Në një deklaratë të shkurtër, thuhet se demokratët e njohin mirë Metën sesi e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë.

”Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?