FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serbia i kërkon Francës Haradinajn, nisin protestat në Tiranë e Prishtinë

protesta-ne-tropoje-655x356

Të rinjtë e FRESSH-it, FRPD-së dhe LRI-së bashkë për rrethimin e Ambasadës Franceze, protestojnë për lirimin e kreut të AAK-së

Nga Herion Mesi

Swiss Digital Desktop Reklama

Një javë pas ndalimit të tij nga autoritetet franceze, Serbia i ka dorëzuar zyrtarisht Francës, kërkesën për ekstradimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa për ekstradimin e ish-Kryeministrit të Kosovës, u bë ditën e djeshme nga Ministria e Drejtësisë serbe dhe i është dorëzuar autoriteteve franceze.

Përmes saj kërkohet që Haradinaj, i cili u arrestua më 4 janar, të ekstradohet nga paraburgimi i Colmar në Francë, drejt Serbisë. Gjithashtu, përveç kërkesës për ekstradim, është dërguar edhe dokumentacioni në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendosë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt.

Gjithë materialet janë dorëzuar në gjuhën franceze dhe në bazë të tyre kërkohet që Haradinaj të gjykohet në Beograd, për krimet e luftës së pretenduara se janë kryer prej tij gjatë kohës që ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

ambasada-franceze

Protestat për lirimin e Haradinaj

Kërkesa për ekstradimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, që mbahet në paraburgim  që prej 4 janarit në Francë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia të vitit 2004, i dyshuar për krime lufte, pritet të shkaktojë një valë të fortë protestash si në Kosovë, edhe në Shqipëri.

Një e tillë do të organizohet mesditën e sotme në Tiranë nga të rinjtë e forumeve të të gjitha partive politike në vend, të cilëve po ashtu pritet t’u bashkohen edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Protesta e tyre bëhet një ditë para se Haradinaj të dalë në sallën e gjyqit, ku pritet të mbrohet një avokate parisiene, siç është Rachel Lindon.

Jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në shumë vende të ndryshme të botës, aty ku ka shqiptarë, gjatë këtyre ditëve  janë zhvilluar protesta për lirimin e Haradinaj. Forumet rinore politike, FRESSH, FRPD dhe LRI janë bërë bashkë për një kauzë të mirë, duke i dhënë kështu një leksion edhe politikanëve. Bashkë me organizatat rinore të shoqërisë civile, të rinjtë e forumeve politike do të protestojnë në orën 12:00 tek Ambasada Franceze në mbështetje dhe për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërsa flitet për një protestë paqësore, të rinjtë e forumeve politike besojnë se mbajtja e Haradinaj në paraburgim në Francë, për shkak të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 është e papranueshme dhe një fyerje për çdo shqiptar.

Ndërkaq, para ambasadës franceze në Tiranë d të jenë 500 të rinj të LRI-së që do të protestojnë me sloganet “Me Ramushin”, “Ramush Haradinaj është Kosova”, “Francë, mos na zhgënje, thuaj jo lojërave të Serbisë” apo “LRI në mbështetje të lirisë”, “Haradinaj simbol i lirisë”, “Për Haradinaj, një komb një qëndrim”.

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi theksoi se të rinjtë e LSI-së mbështesim Haradinajn dhe kërkojnë lirimin e tij.

“Ramush Haradinaj është përballur me drejtësinë, me dinjitet dhe integritet dhe ka dalë fitimtar. Haradinaj përfaqëson luftën e shqiptarëve për liri dhe drejtësi dhe është modeli i politikanit që lufton për vendin e vet.

Ne shprehim zëshëm dhe qartë mbështetjen tonë për Ramushin, duke kërkuar lirimin sa më të shpejtë dhe kthimin e tij në Kosovë”, tha kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi.

Prizreni, Gjilani, Peja, Mitrovica, Gjakova e Ferizaj në protestë për Haradinajn

Mediat kosovare shkruajnë se sot do të mbahet protestë gjithë popullore për lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Protesta mbahet me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj dhe fillon në ora 11:55.

Lideri i AAK-së është arrestuar javën e kaluar nga autoritetet franceze në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?