Serbia kalon në avantazh pa filluar ndeshja

 

Teksa pak orë na ndajnë nga ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi, kjo e fundit shkakton incidentin e parë. Ka qenë kryeministri Aleksandar Vuçiç, i cili pikërisht ditën e sotme ka pezulluar çdo kontakt diplomatik mes qeverisë së tij dhe ambasadës shqiptare në Beograd. Pra Beogradi ka shenuar gol, por pa filluar ndeshja e darkes. Ne darke e bejme 2-1 pra qe fitojme ne fushen e betejes se futbollit.

Në një vendim të publikuar sot, Serbia do të pezullojë për 6 muaj çdo komunikim me ambasadorin Ilir Boçka. Sipas Vuçiç, ky vendim është marë pasi Boçka nuk ka pranuar një notë proteste nga pala serbe.
“Ne kemi dy përgjigje. E para ta deklarojmë ‘non grata’ dhe të të mos kemi asnjë kontakt me Boçkën” – eshte shprehur Vucic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, Ministria e Jashtme serbe dërgoi në ambasadën tonë një notë proteste që lidhej me incidentin me autobusin e kombëtares serbe. Ambasadori Ilir Boçka mësohet ta ketë shpërfillur atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?