Serbia nis të hënën vaksinimin kundër COVID, reagon ish-ministri i Shëndetësisë: Ne presim në një radhë të gjatë, më keq se vendet e Afrikës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, reagon pas lajmit se Serbia nis të hënën vaksinën kundër koronavirusit, duke thënë se kjo nxori në shesh gënjeshtrën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Shehut, Rama prej javësh kërkon të na mbush mendjen se vende si ne nuk mund të kontraktonin direkt me kompanitë prodhuese të vaksinave, por Serbia tregon se nuk është ashtu.

Mesazhi i Shehut:

Genjeshtrat e Ramës i kanë “këmbët e shkurtera”!
Serbia, një vend i vogël i Ballkanit të hënën fillon vaksinimin e popullsisë me vaksinën Pfizer!
Rama & Co prej javësh kërkojnë të na mbushin mendjen se vende si ne nuk mund të kontraktonin direkt me kompanitë prodhuese te vaksinave.
Por ja që ishte ashtu si ne ia kërkuam prej shtatorit, mundej, kur Rama atëherë veçse përgjigjej me ironi!
Mashtrime e gënjeshtra këto të atij dhe “oborrit” që e rrethon, por që tashti e kanë lënë Shqipërinë jo vetëm pa vaksina, por dhe pa asnjë kontratë.
Serbia që është treguar e përgjegjeshme ka kontraktuar prej muajsh me Pfizer, ndërtoi infrastrukturen e vaksinimit dhe të hënën fillon procesin, si e gjithë Europa.
Ndërsa ne sot presim në një radhe të gjatë, me keq se vendet e Afrikës nga Covax; shumë nga ata kanë mbyllur edhe kontrata të veçanta me prodhuesit.
Presim me shpresë që nga solidariteti të na japin diçka partnerët, por dhe kjo e dyshimte përderisa nuk kemi ngritur asnjë infrastrukturë adeguate.
Ndërkaq Rama me një “torbe” bosh kërkon të fshehë të vërtetën mbas gënjeshtrave, tellalleve të tij apo mbas ndonjë fotografie në një ekspozitë!

SHKARKO APP