Sërish 2 viktima nga Covid-19, rriten ndjeshëm rastet e reja në 24 orët e fundit
Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dy pacientë të prekur nga Covid-19. ”Dy qytetare nga Tirana të moshave 64-74 vjeç”,-informon Ministria e Shëndetësisë.
Nga 2153 testime, kanë rezultuar pozitivë 974 qytetarë. ”438 në Tiranë, 61 në Vlorë, 54 në Shkodër, nga 41 qytetarë në Durrës, Fier, 31 në Berat, 26 në Sarandë, 25 në Lushnje, 21 në Lezhë, 18 në Gjirokastër, 17 në Krujë, 15 në Dimal, nga 12 qytetarë në Kavajë, Divjakë, nga 11 qytetarë në Himarë, Elbasan, nga 10 qytetarë në Vorë, Roskovec, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Kurbin, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 qytetarë Kamëz, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Pogradec, Gramsh, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, Mat, Selenicë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Mirditë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Këlcyrë, Devoll, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj”.
Po ashtu janë 4,235 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 24 pacientë. Janë shëruar 377 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,070 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (5 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 974
Të shëruar në 24 orë 377
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2153
Testime totale 1,856,756
Raste pozitive 283,811
Raste të shëruara 276,070
Raste aktive 4,235
Humbje jete 3,506
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,755
Fier 336
Vlorë 235
Durrës 210
Shkodër 208
Berat 114
Lezhë 109
Gjirokastër 95
Elbasan 82
Korçë 52
Dibër 28
Kukës 11