Sërish 3 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, mbi 1000 raste të reja

Për të disatën ditë, edhe në 24 orët e fundit fatkeqësisht betejën me Covid-19 nuk e kanë fituar 3 pacientë. ‘‘Një qytetar nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Tirana 70 vjeçe, një qytetar nga Kamza 76 vjeç”,-thuhet në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë. Nga 2413 testime, kanë rezultuar pozitivë 1084 qytetarë.

”387 në Tiranë, 74 në Durrës, 53 në Lushnje, 45 në Vlorë, 42 në Fier, 31 në Gjirokastër, nga 29 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 27 në Lezhë, 25 në Elbasan, 24 në Divjakë, nga 22 qytetarë në Korçë, Berat, 21 në Dimal, 20 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Krujë, Kavajë, 16 në Devoll, 13 në Tepelenë, nga 11 qytetarë në Shijak, Kuçovë, nga 10 qytetarë në Dibër, Pogradec, nga 9 qytetarë në Maliq, Gramsh, nga 8 qytetarë në Vorë, Patos, nga 7 qytetarë në Tropojë, Selenicë, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Librazhd, nga 5 qytetarë në Kukës, Himarë, Skrapar, nga 4 qytetarë në Pukë, Has, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Mat, Roskovec, Përmet, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Kolonjë, Peqin”.

Janë 8,722 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Janë shëruar 1527 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 298,099 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1084
Të shëruar në 24 orë 1527
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2413
Testime totale 1,914,327
Raste pozitive 310,362
Raste të shëruara 298,099
Raste Aktive 8,722
Humbje jete 3,541

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,890
Fier 716
Durrës 608
Vlorë 470
Elbasan 412
Shkodër 337
Berat 321
Korçë 285
Lezhë 252
Gjirokastër 197
Dibër 150
Kukës 84

SHKARKO APP