Sërish dy viktima nga Covid-19, dhe afro 1 mijë raste të reja nga Covid-19
Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, sërish nuk e kanë fituar dy pacientë të prekur. Ministria e Shëndetësisë, informon se viktimat janë ”një qytetar nga Gjirokastra 71 vjeç, një qytetare nga Tirana 75 vjeç”. Nga 2100 testime, kanë rezultuar pozitivë 973 qytetarë.
”394 në Tiranë, 97 në Fier, 56 në Durrës, 44 në Berat, 34 në Kamëz, 33 në Vlorë, 29 në Shkodër, 25 në Lushnje, 24 në Lezhë, 23 në Sarandë, nga 18 qytetarë në Patos, Gjirokastër, 15 në Krujë, nga 12 qytetarë në Vorë, Elbasan, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Dimal, Peqin, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mat, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Pogradec, Kuçovë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Has, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Konispol, Memaliaj, Maliq, Cerrik, Gramsh, Prrenjas”.
Janë 5,332 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 29 pacientë. Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (7 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 973
Të shëruar në 24 orë 416
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2100
Testime totale 1,860,959
Raste pozitive 285,731
Raste të shëruara 276,889
Raste Aktive 5,332
Humbje jete 3,510
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,236
Fier 488
Durrës 331
Vlorë 288
Shkodër 276
Berat 179
Lezhë 139
Elbasan 134
Gjirokastër 129
Korçë 71
Dibër 43
Kukës 18