Sesioni parlamentar mbyllet me dekretin për mbetjet dhe amnistinë

Seanca plenare e 22 dhjetorit, e fundit për këtë vit, që shënon dhe mbylljen e sesionit parlamentar, parashikon një axhendë të ngjeshur pune, ku janë përfshirë për diskutim rreth 20 pika.

Mes atyre që pritet të jenë më të debatuarat veçohet dekreti i Presidentit që ktheu për rishqyrtim ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i cili shkaktoi përplasje të forta mes shoqërisë civile dhe qeverisë, por dhe më gjerë.

Një tjetër dekret është edhe ai që ktheu ligjin “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, i kontestuar nga komuniteti i biznesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Axhenda e seancës së 22 dhjetorit përfshin dhe diskutimin e disa ligjeve ekonomike, si ai “Pёr nxitjen e pёrdorimit tё energjisё nga burimet e rinovueshme”; ndryshimet në ligjin “Për bankat”, ato në ligjin “Për sigurimin e depozitave”, si dhe një tjetër pr/ligj i rëndësishëm, ai “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me rëndësi janë dhe disa nisma me natyrë sociale, si ajo “Për amnistinë”, diskutimi i statusit të naftëtarit; pr/ligji “Për arsimin dhe formimin profesional”, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, etj.

Ne rend dite është edhe ratifikimi i disa marrëveshjeve, si ajo mes palës shqiptare dhe Komisionit Evropian, për programin INTERREG IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mal i Zi, 2014-2020, si dhe ratifikimi i marrëveshjes ndryshuese nr. 1, me SHBA-në, për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit.

Miratimi i strukturës dhe organikës së Autoritetit të Dosjeve dhe i statutit të RTSH-së janë dy pr/vendimet e parashikuara për votim në fund të seancës së 22 dhjetorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?