Sezoni i ri në ERTV, Rama prezanton rubrikën e re
Kryeministri Edi Rama ka bërë një sqarim për qytetarët që e ndjekin online. Kryeministri shpjegon arsyet se përse rri me orë të tëra duke komentuar mbi komentet e ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Kryeministri e quan punë pjesën e kthimit të përgjigjeve për qytetarët dhe thotë se edhe kur ka shpesh herë replika të forta dhe ironi qëllimi nuk është të fyejë qytetarët.
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar dhe rubrikën e re në televizionin personal ERTV. Këtë herë kryeministri do t’u përgjigje komenteve edhe me video live, jo vetëm me tekst.
Mesazhi i plotë i kryeministrit, Edi Rama:
PERGJIGJA IME
Jam angazhuar prej kohësh në komente të komenteve tuaja. E bëj me kënaqësi dhe përgjithësisht kur jam në makinë. Disa e quajnë humbje kohe, unë e quaj punë. Sepse komunikimi me njerëzit, është pjesë e detyrës sime dhe në këto kohë, kur gënjeshtrat, fabrikimet, lajmet e rreme gëlojnë si në harados, me shumë komunikim është më shumë punë për interesin e përbashkët të së vërtetës, fakteve, informacioneve të drejtëpërdrejta.
Disa thonë se replikat e mia ndaj komentueseve janë arrogante, tallëse apo justifikuese. Ndjesë kujtdo që i duken kështu, po nuk janë ose të paktën s’dua kurrësesi të jenë të tilla. Dua po, të jenë të troçta, pa formalizma e pa protokoll dhe nëse hera-herës kanë humor apo ironi, nuk është assesi tallje, në asnjë mënyrë. Sepse sipas meje, fakti që mirë keq, një kryeministër i lexon komentuesit e tij, tregon respekt për ta dhe fakti tjetër, që debatoj me ata që shkruajnë për “keq”, s’do të thotë që justifikohem po që i begenis. Sidoqoftë, qëllimi është vetëm i mirë, të tjerat hanë të gjitha diskutim. Po pse po i shkruaj këto? Sepse dua t’ju prezantoj një “rubrikë” të re në funksion të rritjes dhe shpresoj, përmirësimit të komunikimit ?
Një përgjigje sy më sy, për një koment tuajin a temë të ditës?
Shpresoj t’ju pëlqejë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/327636101139668/