Sezoni turistik, Presidenti Ilir Meta promovon Alpet shqiptare
Në kulmin e sezonit turistik, Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon të promovojë turizmin malor. Stacioni i radhës në këto ditë të nxehta për kreun e Shtetit ishin Alpet e Shqipërisë.
“Një udhëtim mbresëlënës në Leqet e Hotit, në Selcë-Cem, në Lëpushë e Vermosh, mes mrekullive të alpeve shqiptare, aty ku turistët i gëzohen rrugës së re dhe turizmit malor”– shkruan Presidenti Ilir Meta në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ku i bashkëngjit dhe disa foto nga zonat e Alpeve shqiptare.
VIDEO/Mesazhi i Presidentit nga Plava dhe Gucia
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1861621343884130/