Zgjedhet për Kuvendin e vitit 2025, KSHZ miraton listën shumëemërore të 7 subjekteve zgjedhore
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike shqyrtoi kërkesat e 7 subjekteve zgjedhore për miratimin e listave shumemërore për zgjedhjet e datës 11 Maj 2025.
Në përfundim të shqyrtimit të kërkesave dhe dokumentacionit në tërësi, KSHZ vendosi miratimin e listave shumemërore të subjekteve zgjedhore:
1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. “Partia Socialdemokrate”;
3. Partia “Koalicioni Euroatlantik”;
4. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”;
5. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”;
6. Partia “MUNDËSIA”;
7. Partia “Aleanca Demokracia e Re”.
KOHA JONË SONDAZH

