SHBA hoqi non gratën? Berisha në Shkodër: Mirënjohje të pakufishme për Trump

Në mbylljen e fushatës së PD-së për qarkun Shkodër, këtë mbrëmje Sali Berisha ka falënderuar të gjithë shkodranët për mirënjohjen, duke u shprehur se më 11 maj do të hapet një kapitull i ri. Kreu i PD-së nuk la përmendur edhe çështjen e “non-gratës” nga SHBA, teksa shprehur mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump, që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington.

”Miq, e dëgjuat vetë lajmin. E vërteta triumfoi. Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington.

Por një mirënjohje të thellë për të gjithë ju që qëndruat, nuk u mposhtët dhe votuat PD edhe në kohërat më të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 11 Maj, Shkodra dhe Shqipëria hap një kapitull të ri. Ndahet nga një diktaturë, rivendos dinjitetin e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi të gjitha kthen shpresën, kthen besimin, kthen dinjitetin, kthen të ardhmen e qytetarëve të vet.

Kthen shpresën dhe besimin tek Shkodra dhe Shqipëria. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore”,-tha Berisha.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?