SHBA: I bëjmë thirrje politikës në Shqipëri të implementojë reformën në drejtësi
Në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranës, ambasadori Donald Lu zhvilloi sot një takim me studentët e gazetarisë. Gjatë këtij takimi diplomati amerikan u ndal tek reforma në drejtësi, dhe veçanërisht tek ligji i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve.
“Ne i bëjmë thirrje politikës në Shqipëri të implementojë Reformës në Drejtësi”- u shpreh ambasadori Lu.
Lu theksoi se është e drejtë e opozitës që të bojkotojë komisionin e reformës, por gjithashtu ai tha se është e drejtë kushtetuese e opozitës që të dërgojë në Gjykatën Kushteteuse ligjin e vetingut.
Ndërkaq, ambasadori Lu tha se Shqipëria po shndërrohet në një demokraci të zhvilluar.
KOHA JONË SONDAZH

