Shefqet Kastrati ul çmimin e biletave në aeroportin e Rinasit

Shefqet Kastrati që njihet si një prej investitorëve më të mëdhenjë në Shqipëri, por edhe në Rajon, ka gjetur rrugë që të ulë çmimin e biletave në aeroportin e Rinasit. Ai ka me koncesion edhe aeroportin e Rinasit.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës sqaron se trafiku i sezonit veror i ka tejkaluar vërtetë të gjitha pritshmëritë. TIA sipas tij po ecën shumë më mirë se cdo aeroport tjetër Europian. Çmimi i biletave pa dyshim ka qenë çmimi i biletave pasi më parë qytetarët e kishin të vështirë ta përballonin të udhëtuarit me avion. më parë, kanë mundësinë të udhëtojnë tani.

Për këtë arsye thotë CONSTANTIN VON ALVENSLEBEN, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. segmenti low cost është shumë i rëndësishëm dhe Wizz Air është një histori suksesi që ka sjellë bazën e gjashtë në TIA. Wizz Air ofron cmime më të ulëta por nuk është i vetmi. Tashmë nga Rinasi fluturojnë dhe kompani të tjera low cost si për shembull Easy Jet, Flynas nga

Arabia Saudite. Të gjitha së bashku kanë ndihmuar shumë në uljen e cmimeve të biletave dhe
rritjen e trafikut të pasagjerëve.

E gjithë kjo situatë pritet të pasohet dhe me investimet e reja në aeroport, gjë që parashikon dhe nisjen së shpejti të punimeve për pistën e re. Një investim që kap vlerën e 100 mil eurove dhe që synon të rrisë shumë shpejt jo vetëm kapcitetet e përpunimit të udhëtarëve, por edhe hapësirat dhe vendet parkimit në pistë, duke mundësuar kështu uljen e më shumë avionëve e madje edhe të atyre më përmasa më të mëdha.

Ndërsa për udhëtarët nga Shqipëria kompania e fluturimeve low cost ka sërish lajme të mira. Aktualisht Wizz air fluturon nga Shqipëria në 29 destinacione jo vetëm europiane, ndërkohë që në dhjetor pritet të nisin fluturimet edhe për 3 destinacione të reja. Duke e çuar këtë numër në 32. Por një gjë nuk duhet harruar.

Një çmim më i ulët nuk do të thotë aspak tolerancë në cilësi. Për më tepër, pozitiv ështe fakti që rritja e investimeve në aeroport dhe shtimi numrit të fluturimeve do të rrisë dhe kërkesën për punësime të reja. Ndërsa TIA bëhet gati për investimet e reja përfaqësuesit e WIZZ air, thonë se me rritjen e kapaciteteve të tyre, ata do të kenë nevojë për të punesuar më shumë se 140 persona.

SHKARKO APP