Shehaj përplaset me efektivët në KZAZ: Po vjedhin votat, vetëm zvarrë na nxirrni

Tensione dhe përplasje janë shënuar këtë të martë në KZAZ nr 40 në Tiranë, ku vëzhguesit e Partisë “Mundësia”, të kryesuar nga kandidatja për deputete Barbara Doda, kanë denoncuar parregullsi serioze gjatë procesit të numërimit të votave.

Sipas tyre, votat e kësaj force politike po shpalleshin të pavlefshme në mënyrë të padrejtë, me arsyetimin se vulat mbi fletët e votimit janë “të zbehta”, ndonëse janë të dyfishta dhe të vendosura nga komisioni.

🔴LIVE/ 'Na vodhën votat!’ – Skandal te 'Sami Frashëri', ndërhyn policia pas përplasjes

Situata u përshkallëzua më tej kur në ambientet e KZAZ-së mbërriti kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj. Ai akuzoi policinë për përpjekje për të nxjerrë jashtë vëzhguesit e autorizuar të kësaj force politike, duke e cilësuar veprimin si të paligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Na tregoni urdhrin që nuk lejon vëzhguesit brenda. Vëzhguesit tanë janë të autorizuar dhe kanë të drejtën ligjore të jenë këtu,” tha Shehaj, teksa debatoi me efektivët e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se nuk do të lejojë vjedhjen e votave dhe se, nëse do të duhet të nxirren jashtë nga ambientet e numërimit, atëherë do të jetë me forcë.

“Duhet të na tërhiqni zvarrë nëse doni të na nxirrni nga këtu. Po na vidhen votat. Ne jemi vëzhgues dhe kërkojmë vetëm një të drejtë që na takon ligjërisht. Nëse shohim padrejtësi, kemi të drejtë ta sinjalizojmë. Nuk po kërkojmë asnjë privilegj, nuk po kërkojmë qiqra në hell. Kush është i paautorizuar? Ne jemi kandidatë!” – deklaroi Agron Shehaj para mediave dhe autoriteteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?