Shehi: Berisha ka popullin, ndërsa Basha vulën. Për të bashkuar PD, të dy duhet të ikin

Dashamir Shehi, thotë se Sali Berisha ka pas vetes popullin, kurse Lulzim Basha ka vulën, por në mënyrë që PD të bashkohet, ata duhet të ikin.

”Për të bashkuar partinë dhe opozitën duhet të largohen të dy, kjo punë nuk shkon më bashkë, mbaroi kjo punë. Tani a fiton Berisha, a fiton Basha në këtë betëjë, po qe për numër populli fiton Berisha, ta them unë.

Basha nuk qe i zoti ta çojë në fitore, Berisha përfaqëson fituesin. Berisha ka shumë armë në këtë punë, ka tifozët ka dhe ata që janë kundër Bashës, ka shumë armë për ta fituar këtë betëjë. A përfaqëson rikthimi i Berishës progresin e politikës shqiptare? Prandaj kam thënë që të ikin të dy.

Unë them po qe për perceptimin tim, shumica janë me Berishën, dhe Basha duhet të ishte larguar pas humbjes, sa prova duhet të bësh me opozitën?”.

SHKARKO APP