Shehi kritikon PD: Gjysma e saj votoi kundër hetimit të CEZ
Aleati i PD-së, Dashamir Shehu, shprehet i zhgënjyer nga votimi I deputetëve të PD-së në seancën plenare të se enjtes për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për hetim ndërkombëtar të CEZ-DIA, ku një pjesë e tyre, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha që ishte i pari që kërkoi hetim ndërkombëtar, nuk morën pjesë në votim.
Në një intervistë dhënë Shqip, Shehi shprehet: "Unë jam një prej deputetëve të Kuvendit që kemi firmosur të bëhet një hetim për këtë çështje. Mirëpo ajo vota atje nuk më pëlqeu, se ajo u bë pak si teatër dhe besoj se e kanë kuptuar të gjithë këtë. Nuk ka nevojë t’ia shpjegojmë më njeriu këtë çështje, pasi ishte teatër i pastër. Një parti që ishte direkt e interesuar për këtë hetim, siç ishte PD-ja, gjysmat e votave i dha kundër, gjysmat pro. Dhe këtu mbaron ky diskutim, pasi nuk ka më vend për vend dhe nevojë për analizë."
KOHA JONË SONDAZH

