Shehi: Opozita ti japë fund bojkotit, në të kundërt nisma personale

Duke përdorur edhe një batutë “bojkoti është si greva e urisë, greva nuk është për të vdekur, por për të sensibilizuar”, sipas tij e njëjta gje duhet të vlejë edhe me bojkotin, që nuk është për të humbur mandatet.

Shehi ka rreshtuar edhe arsyet përse bojkoti e ka kryer misionin e tij, duke theksuar se nuk ka me arsye të qenësishme që opozita të qëndrojë jashtë Kuvendit.

Kreu i LZHK-së theksoi se shpreson në një kompromis për kthimin në bllok të opozitës në Kuvend, pasi në të kundert, nëse gjërat shkojnë në ekstrem, vetë ai, por edhe të tjerë do të detyrohen të marrin vendime personale, për të mos djegur mandatet e deputetit, duke u kthyer në aulen e Kuvendit.

Ne interviste, z. Shehi shpjegoi edhe arsyet pse ka mbeshtetur dhe vijon të mbështesë nismën, këtë herë të shoqerisë civile, për hapjen e dosjeve.

SHKARKO APP