Shehu: Gjykata Europiane vendosi që mos pranimi i martesave gay, s’shkel të drejtat e njeriut
Debati që shoqëron reformën në Drejtësi, janë dhe propozimet e ndryshimeve kushtetuese. Një ndryshim i ligjit për martesat gay ka ndezur debatin mes deputetëve dhe shoqërisë civile. Neni 18, paragrafi 2, ndryshon duke shtuar si arsye për të mos u diskriminuar “orientimi seksual”. Lidhur me këtë debat, ish-kreu i PD-së Tritan Shehu i cili drejton departamentin e Shëndetësisë në PD, ka publikuar vendimin e gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut.
Në një postim në facebook, Shehu nënvizon se ka përgjigjen nga kjo gjykatë, në sesionin e pestë të saj, dy ditë më parë. Ai shton se: “Me vendimin e saj largpamës e të mençur ajo Gjykatë konfirmon se mos pranimi i martesave gay nuk shkel të drejtat e njeriut”,- deklaroi më tej ai.
Lidhur me këtë vendin ai nënvizon se gjykata e ka të qartë se është e drejta e çdo shteti që të vendos conform realitetit të tij, se cili do të jetë statusi juridik i martesave gay. Një ide sipas Shehut kjo e së majtës Shqiptare, e cila është e gabuar sepse “legalizimi i atyre martesave nuk është aspak një kusht për rrugën tone të integrimit”,- komenton ish-kreu i PD-së.
Për sa i përket këtë ligji i cili është pjesë e ndryshime kushtetuese, Shehu pohon se: Ky veprim “skuthash”, synon veçse për të maskuar futjen e tog fjalëve, “Çiftet Homoseksuale”, dhe aty synohet për ti hapur rrugë atyre martesave nesër.
Disa deputetë demokratë kanë dalë kundër këtij ndryshimi dhe në të njëjtin linjë qëndron dhe Tritan Shehu, i cili shton se: “Ne të gjithë jemi kundër çdo forme diskriminimi, kemi një ligj por dhe jemi për mbrojtjen e familjes, si themel i shoqërisë njerëzore”.
KOHA JONË SONDAZH

