Shehu: Importi i plehrave rrezik për shëndetin, nuk lufton varfërinë

Demokrati Tritan Shehu ka reguar lidhur me një projektligj të3 deputetëve nga maxhoranca, që lidhet me lejimin e importit të plehrave. Kjo sipas atyre është për të shpëtuar nga falimentimi i industrisë së riciklimit në Shqipëri. Mirëpo për opozitën ky propozim nuk është në dobi të vendit. Lidhur me këtë ka reaguar ish- ministri demokrat Tritan Shehu, i cili në një postim në facebook, e ka cilësuar me pasoja katastrofave për ambientin dhe shëndetin e qytetarëve nëse një ligj i tillë do të miratohet në Kuvend.

Sipas tij, një ndryshim ligjor i tillë sipas tij i shërben  interesave të ngushta grupimesh, dëmton rëndë qytetarët, territorin e përmbushjen e standardeve europiane. Si drejtues i Departamentit të Shëndetësinë në Partinë Demokratike, ai ka bërë opinionit, që të mobilizohen për të mos lejuar këtë fatkeqësi të re, që kërkohet t’i imponohet Shqipërisë. Varfëria, papunësia, rënia ekonomike nuk mund të luftohen dhe as te minimizohen duke i “hapur dyert” plehrave të botës, përkundrazi”shtoi ai.

Më tej Shehu ka shtuar që: “Po kërkohet të mbushemi dhe me plehra të importuara, ndërsa në aktualisht po ‘qelbemi’ nga tonat e as mundemi t’i kontrollojmë, riciklojmë, administrojmë dhe shkatërrojmë qoftë dhe këto. Një ndryshim i tillë ligjor, tipik ky për “botën e tretë”, do të kishte pasoja katastrofave  për ambientin, shëndetin e qytetarëve dhe për vendin në tërësi”. Shehu e ka kundërshtuar sepse siç është shprehur, kjo është në kundërshtim me premtimet e PD-së, dhe për çfarë ka nevojë vendi”shprehet ai. Jo vetëm që një gjë e tillë nuk duhet lejuar, por sipas Tritan Shehut “Ne na duhet të forcojmë legjislacionin përkatës bllokues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-Ministri, shkruan se: “Mjafton të analizosh dëmet  qe i janë krijuar vendit vetëm nga lejimi i gabuar tashmë i importit të gomave të përdorura, të bllokuara më 1993, kupton problemet gjigante që do të krijonte ndryshimi ligjor i propozuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?