Shehu krah Bashës në Dibër: Tani është radha ime

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu morën pjesë në aktivitetin “Bujar Kapexhiu – 50 vjet me karikaturën” organizuar nga Shoqata “Bashkësia Dibrane” në Peshkopi. Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues dhe anëtarë të Shoqatës “Bashkësia Dibrane” të ardhur nga Tirana.

Kryetari i shoqatës, Bujar Kapexhiu u bëri thirrje dibranëve të mos përsërisin gabimin por t’i besojnë një ekonomisti me përvojë drejtimin e Bashkisë.

Bujar Kapexhiu: Dhe unë si artist më takon, për ata që janë miqtë të mi, shok të të mi të të njejtit mendim, t’ju kërkoj ndjesë që ne artistët ju kemi sjellë në këtë derexhe. Nuk duhet të gabojnë më, sidomos dibranët e mençur. Sot në vendet udhëheqëse neve artistëve na lini aty të kontribuojmë për artin, për kulturën. Por juve duhet të vendosni që në këto vende duhet të jenë njerëz tamam të profesionit që të shikojnë tamam ekonominë, që të shikojnë prespektivën, duhen juristë dhe ekonomistë. Mos u ngatërroni me të tjerë se do të na merrni prapë në qafë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha solli në vëmendje një bisedë me një dibranë i cili tha se ata nuk duan mëshirë, as lëmoshë por duan mundësi, duan punë dhe dinjitet. Dhe këtë mundësi do t’ua japë Sherefedin Shehu dhe Partia Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lulzim Basha: Beteja që ka nisur dhe që nesër formalisht e hapim do të vazhdojë ditë për ditë dhe orë për orë. Por ne e dimë që përtej të qenit demokrat, mbi kokat tona dhe në shpirtin tonë nuk valvit thjesht flamuri i Partisë Demokratike me gjithë idealet e saj, por dashuria për Dibrën, dashuria për Shqipërinë, vendosmëria për punë me nder e dinjitet, vendosmëria për t’i kthyer nder, punë dhe dinjitet Dibrës dhe dibranëve.
Ndaj do bëjmë gjithçka, apo jo miqtë e mi?! Gjithçka që çdo dibran e dibrane të ndihet pjesë e këtij bashkimi të madh për sot dhe për nesër, kur do ta mbarojmë deomos Rrugën e Arbrit, amanetin tonë të papërfunduar.

Kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu theksoi se sëbashku me çdo dibrane ne do t’i rikthejmë dinjitetin Dibrës.

Sherefedin Shehu: Dua t’ju falenderoj dhe shpresoj që do ta justifikoj besimin tuaj. Shpresoj që Odën Dibrane do ta mbajmë atje ku e kanë vënë të parët tanë, ato burra të mençur, të zgjuar, punëtorë, atdhetarët të cilët kanë qenë prezentë që në Lidhjen e Prizrenit dhe që në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Kështu që tani është radha ime dhe e juaja që ta ngremë emrin e Dibrës dhe të bëjmë një hap përpara në drejtim të ngritjes tonë, në drejtim të ngritjes së Dibrës dhe të rikthimit të dinjitetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?