Shembja e Teatrit, Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë: Akt kriminal!

Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë (ECR) deklaron se shembja e Teatrit Kombëtar është akt kriminal.

Në një deklaratë, ECR thotë se dënon shkeljen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga qeveria, dhe i konsideron veprimet e saj të papajtueshme me vlerat europiane.

Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë shpreh shqetësime në rritje për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe më konkretisht për aktin e paprecedentë të Qeverisë Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e trashëgimisë së madhe historike dhe kulturore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Pavarësisht kritikave të forta nga shoqëria civile, politikanët dhe komuniteti ekspert, duke protestuar kundër prishjes së planifikuar, Qeveria Rama shembi Teatrin Kombëtar në orën 04:30 të mëngjesit, nën praninë e rëndë të policisë që u përplas dhunshëm me protestuesit.

Partia ECR dënon këtë shkelje të hapur të lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga Qeveria Rama, veprime të papajtueshme me vlerat tona evropiane, dhe mbështet anëtarin tonë, Partinë Republikane, në përpjekjet e tyre për integrimin e Shqipërisë në proceset demokratike evropiane dhe rivendosjen e rregullit të ligjit në vend“, thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP