Dhjetëra mijëra qytetarë mblidhen në shesh (VIDEO)

Mijëra qytetarë janë në shesh për të protestuar kundër qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Edhe pse ka patur ndalime nga policia, prapë sheshi dhe Bulevardi është plot. Që nga sheshi Skenderbej deri në afërsi të kryeministrisë është mbushur përplot.

Policia ka rrethuar sërish zonën e Teatrit Kombëtar ku sot ka vetëm gërmadha.

I pari në protestë foli regjisori Robert Budina. Ai u shpreh se sulmi i djeshëm i policisë mbi Teatrin Kombëtar ishte një tentativë vrasje ndaj artistëve që ndodheshin në godinë. Ai i bëri thirrje të gjithë institucioneve që të hetojnë këtë ngjarje.

“Ftojmë qeverinë, ftojmë kryeministrin, ftojmë ministrin e brendshëm, ftojmë opozitën, ftojmë SPAK të hetojnë këtë ngjarje që ishte një tentativë për vrasje. Ne sot kemi kontaktuar edhe me faktorin ndërkombëtar për ti bërë të qartë çfarë ka ndodhur. Duam të zbardhjet kjo ngjarje dhe pse u sulmua kultura gjatë pandemisë. Kemi marrë mbështetje që kjo ngjarje të zbardhet. Duam të kuptohet çfarë po ndodh me këtë aferë korruptive. Ajo godinë u tentua të shembej me ligje anti-kushtetuese. Duke qenë se mungoi sistemi i drejtësisë u munduam ta mbrojmë fizikisht dhe këtu u gjetëm të vetëm. Ja pse godina nuk ishte halli jonë, por ishte halli juaj”, tha Budina.

Ndërsa aktori Neritan Liçaj tha se është koha të reagojmë për kulturën dhe të ardhmen e fëmijëve.

Analisti Luboja: Kemi një bandë të rrezikshme në pushtet

Analisti i njohur Fatos Lubonja gjatë fjalës së mbajtur përpara protestuesve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Lubonja tha se secili prej protestuesve duhet të ketë në kokë një projekt për një Shqipëri tjetër.

Pjesë nga fjala e Fatos Lubonja: “Kemi një bandë kriminale shumë të rrezikshme dhe përtej entuziazmit duhet të mendojmë se si të çlirohemi nga kjo bandë kriminale që ka kapur shtetin. Unë mendoj që secili nga ne që është këtu duhet të ketë një projekt në kokë se si të çlirojë vendin nga kjo bandë kriminale.

E para, duhet bërë me një kërkesë për të nxjerrë përpara gjyqit të të gjithë autorëve të këtij krimi. Duhet të kërkojmë dorëheqjen e Erion Velisë dhe duhet ta kërkojmë sot, nesër dhe vazhdimisht derisa të ikë atje dhe të jetë i gatshëm për prokurorinë për shkeljet që ka bërë.

Duhet të protestojmë në mënyrë të vazhduieshme përpara prokurorisë, e cila përballë dokumenteve të shkatërrimit, këta duhet të japin llogari. Mendoj se pa dyshim që ky proces duhet të na çojë tek kryetari i bandës që është Edi Rama dhe jo vetëm tek shkatërrimi i gjithë mekanizmit të të gjithë pushtetit që ka ngritur duke përdorur paratë e krimit për të gjeneruar pushtet dhe pushtetin për të gjeneruar paratë e krimit.

Ai ka futur krimin në politikë dhe në ekonomi në mënyrën më skandaloze dhe shkatërrimin e kapaciteteve intelektuale. Kemi një pushtet përballë shumë të rrezikshëm.

Bashkë me kërkesën që këta të shkojnë përpara drejtësisë dhe Erion Veliaj të japë dorëheqjen dhe të mos mbrohet nga pushteti, sot na duhet të mendojmë se si duhet të rindërtojmë dinjitetin dhe lirinë e cenuar brenda nesh.

Ai rindërtimi i teatrit nuk është thjesht rimarrja e një objekti kulturor por është çlirimi nga trauma e kësaj bande kriminale dhe nëpërmjet këtij teatri mund të bëhet gjyqi i gjithë bande kriminale që t’i hapin rrugën një Shqipërie tjetër dhe jo Shqipërisë së kriminelëve, një Shqipëria ku e mira të jetë mbisunduese.

Në këtë krim ka katër lloj përgjegjësish; përgjegjësia juridike e gjithë atyre që kanë shkelur ligjin duke shkatërruar Tiranën, është përgjegjësia politike e gjithë atyre që kanë mbështetur këtë bandë kriminale në pushtet, edhe e atij policëve dhe atij fadromistit që shkoi për të shkatërruar teatrin. Nuk kemi bërë aq sa duhet për të mbrojtur Teatrin, pasi mbrojtja e Teatrit është mbrojta e dinjitetit tonë”.

Zëri i Amerikës transmenton live protestën

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/987476751686118/

LIVE/ Aleanca për mbrojtjen e teatrit dhe opozita në protestë

SHKARKO APP