Shemsi Prençi: Do jem kandidat i LSI në Qarkun Durrës. Më 25 prill përmbysim rilindjen

Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga detyra e Këshilltarit të Presidentit të Republikës, për Emergjenca Civile.

Në një postim në Facebook, Prençi sqaron se largimi i tij lidhet me kandidimin në zgjedhjet e 25 prillit. “Bazuar në propozimet dhe ofertat e Opozitës Bashkuar edhe pse kam patur propozime për kandidim  në zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021, nga disa Degë të Partisë Demokratike si në Dibër, Bulqizë, Kamëz, Sukth etj, si dhe nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, kam pranuar dhe vendosur kandidimin tim si kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun Durrës”,- shprehet Prençi.

Mesazhi i plotë i Shemsi Prençit në Facebook:

“Përshëndetje miq të dashur !

Në shoqëritë e hapura demokratike, çdo veprim apo lëvizje në poste shtetërore pa dashje kthehet në lajm e ku lajmin e interpretojnë  në forma të ndryshme njerëz të ndryshem, pa llogaritur pastaj “kazan” e llafazan fanatik pro qeverisë që tërbohen për të gjithë ata që janë kundër.

Për miqtë e mi të dashur dua të ndaj sinqerisht arsyet e dorëheqjes.

Bazuar në propozimet dhe ofertat e Opozitës Bashkuar edhe pse kam patur propozime për kandidim  në zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021, nga disa Degë të Partisë Demokratike si në Dibër, Bulqizë, Kamëz, Sukth etj, si dhe nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, kam pranuar dhe vendosur kandidimin tim si kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun Durrës.

Pra ju informoj se kam paraqitur kërkesën për dorëheqje pranë Presidentit të Republikës në zbatim  të ligjit  për zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë sepse gjithmonë kam qenë nëpunës korrekt me zbatimin e ligjit.

Së shpejti me mbylljen e procedurave të regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do ju informoj për “targen” dhe numrin ose emrin si te vendoset në KQZ dhe do të kërkoj ndihmën Tuaj për mbështetje në qarkun e Durrësit.

Garantoj miqtë dhe votuesit se do të kërkoj vota popullore të ndershme tek të gjithë ata që nuk janë ndjerë të perfaqësuar nga deputet të emëruar nga Partitë në 30 vite.

Do të kërkoj vota të ndershme  tek të gjithë komunitetet që banojnë në qakun Durrës majtas e djathtas për një përmbysje të madhe me 25 Prill të pushtetit të Rilindjes dhe  oligarkëve  që për 8 vite grabiten Shqipërinë ashtu si dhe ndodhi në Kosovë.

Do kërkoj votat e Dibranëve në gjithë qarkun e Durrësit e që nuk janë pak por plot 47.000 vota me bindjen se: I kam bërë krenar kudo që kam punuar si njeri që ka zbatuar me fanatizem vetëm ligjin dhe për ligjin kam qenë i vetmi Oficer i Lartë i Policisë Shtetit që kam kundërshtuar Ministra dhe Kryeministra majtas e djathtas.

Shpresoj në mbështetjen Tuaj miq e bashkëqytetar të nderuar.

Faleminderit”.

SHKARKO APP