Shemsi Prençi dorëhiqet nga detyra e tij si këshilltar i Presidentit për Çështjet e Emergjencave Civile

Këshilltari i Presidentit për Çështjet e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka dhënë sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë.

lajmin e bën të ditur vetë kreu i Shtetit, Ilir Meta, i cili përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, shpreh mirënjohjen e tij për kontributin e dhënë nga Prenci gjatë angazhimit të tij në Presidencë.

Njoftimi i Presidentit Meta:

Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falënderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.

Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen.

SHKARKO APP