“Shën Nikolli”, si shenjtori që zgjidh hallet e dëshirat e njerëzve

Nga Paulin Z. Zefi-
Kulti i nderimit të “Shën Nikollit” ndër shqiptarë dhe sidomos tek disa malësorë gegë, është aq i fuqishëm saqë në shumë raste dëshmohet se të parët tanë i drejtoheshin për ndihmë “Jezu Krishtit”, por nganjëherë edhe vetë “Zotit”, duke ju lutur atyre, që të ndërhynin pranë “Shën Nikollit”, në mënyrë që ky i fundit t’u plotësonte dëshirat dhe t’u jepte zgjidhje halleve të tyre!
■ Kulti i nderimit të këtij shenjtori të madh ndër shqiptarë, dëshmohet edhe nga numri i madh i Kishave Katolike dhe Ortodokse kushtuar atij, nga emrat e njerëzve, toponimet e shumta dhe nga rëndësia specifike që i kushtojmë ditës së tij, duke e festuar të gjithë së bashku, të krishterë dhe myslimanë. Po ashtu, disa fise të Malësisë dhe disa Famulli Katolike e kanë atë si Pajtor të vetin…
Ndërsa gazetarja e njohur e ekranit Juli Krisafi shkruan:
Mbrëmë ishte një natë e rëndësishme për të krishterët. Nderohet Shën Nikolla i Myrës. Shën Kolli është një nga shenjtorët më të dashur për të krishterët dhe është aq popullor saqë ka frymëzuar edhe Babagjyshin ose Santa Klausin. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?