”Shengeni Ballkanik”, eksperti gjerman: Rama nuk mbron interesat e Kosovës

Për çështjen e ”Shengenit Ballkanik”, ka folur së fundmi eksperti gjerman Bodo Weber, një nga njohësit më të mirë të Ballkanit. Për gazetën ”Express”, ai thotë se i kupton këto lëvizje politike të kryeministrit Edi Ramës, duke shtuar se atij i duhet për vete kjo çështje.

”Unë e kuptoj plotësisht nevojën e kryeministrit Rama për një sukses politik, duke pasur parasysh bllokadën e dëmshme të Francës për dritën e gjelbër të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë”.

Analisti gjerman, nënvizon nga ana tjetër se Rama nuk mund të luajë rolin e mbrojtësit të interesave të Kosovës, pasi dy vitet e fundit ka mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Pastaj, për fat të keq, Rama me lobimin që i bëri marrëveshjes për shkëmbim të territoreve në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë gjatë dy viteve të fundit, për fat të keq e ka dëmtuar imazhin e tij si një ndërmjetës i sinqertë dhe mbrojtës i interesave të Kosovës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?