Shëngjin/ Pushuesit rikthehen në plazh, Rama poston foto nga Rana e Hedhun me turistë

Rana e Hedhun është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj vitet e fundit në Shëngjin. Pak ditë më parë, kjo zonë u prek nga një zjarr i përmasave të mëdha, por që tashmë situata i është kthyer normalitetit. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga turistët e shumtë që sot shijuan plazhin e Ranës së Hedhun. “Rana e Hedhun sot”, shkruan Rama. Rana e Hedhun është një plazh i mbrojtur që vazhdon të mbërthejë kuriozitetin e vizitorëve dhe pushuesve pasi duket sikur rëra ka nisur udhëtimin e saj drejt malit.

SHKARKO APP