Shenjtërimi i Nënë Terezës, Rama e nis ditën me fjalët e saj dhe jep mesazhin e fortë

5 Shtatori është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës. Këtë ditë e ka kujtuar edhe kryeministri Edi Rama i cili ndan videon dhe shkruan:

“MIRËMËNGJES dhe me disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës në ditën e saj të Shenjtërimit, ju uroj një fundjavë të paqtë si vetë ajo”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme me mesazhe të shenjtores.

Më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtore, Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë. Sot është dita e shenjtërimit të saj.

Nënë Tereza lindi në vitin 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë. Nga ky moment Nënë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës.

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10158122043146523/?vh=e&extid=D18nT349oK869iqB&d=n

 

SHKARKO APP